Qarku i Fierit është goditur nga reshjet e shumta të shiut dhe moti i keq që përfshiu vendin tonë javën që sapo lamë pas. Dëmet në prodhim të fermerëve të zonës ishin të konsiderueshme, dhe i tillë është rasti i një fermeri nga Patosi.
Ai thotë se i gjithë prodhimi që ka nxjerrë nga serra me domate po kalbet në tokë pasi magazina ku e shet nuk e ka pranuar.
“Janë rreth 60 ton domate, është dëm shumë i madh. Nuk mund të punoj më. Magazina na e ktheu pa dhënë asnjë arsye”, shkruan fermeri.
Dëme në të mbjellat këtë sezon shkaktuan dhe përmbytjet që përfshinë Fierin dhe Vlorën. Tokat bujqësore qëndruan disa ditë nën ujë, duke prishur apo dëmtuar rëndë prodhimin.
/Burimi: TCH/