Stuhia “Carmel” që po vjen nga veriu, pritet të godasë Greqinë dhe Ballkanin Perëndimor duke filluar nga orët e para të ditës së nesërme. Temperaturat tepër të ulëta pritet të fillojnë pas mesnatës së sotme dhe mëngjesin e nesërm duke goditur kryesisht brigjet greke.
Shqipëria nuk rrezikon që të preket nga stuhia “Carmel”. Mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët me temperatura shumë të ulëta deri në datë 18 Dhjetor kur verilindja do të përfshihet nga dëbora.
Tre ditë më pas do të jetë pjesa e juglindjes që do të “pushtohet” nga dëbora dhe moti i keq. Krishtlindjet do ta gjejnë Shqipërinë nën stuhi dhe reshje të dendura shiu në të gjithë vendin
“Përsa i përket Shqipërisë, vijon në ndikimin e motit të qendrueshëm, por të ftohtë. Priten vetëm reshje të izoluara dëbore në skajin jug-lindor. Vendi ynë nuk preket nga kjo stuhi. Reshjet në Shqipëri rikthehen për Krishtlindje”, bën me dije Meteoalb.
/Priza.al/