Spiropali ikën në mes të emisionit, Duma: E bëj veten të jem e dëgjueshme edhe për Skënderbeun e vet!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është larguar nga emisioni “Breaking”. Ajo është justifikuar se kishte programuar në agjendën e saj një orar, duke lënë në emision Grida Dumën. Pasi ka komentuar fushatën e Partisë Demokratike, duke hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, fjala e saj u ndoq dhe nga kandidatja demokrate për deputete, Grida Duma.

Kur kjo e fundit ka fillur që të flasë, Spiropali është mundur që ta shmangë, ndërsa tha se në orën 11 e 30 kishte një takim. Ajo nuk dëgjoi fjalën e Dumës, ndërsa kjo e fundit ndoqi atë që kishte për të thënë Spiropali.

“Mos u shqetësoni fare, se unë e bëj veten të jem e dëgjueshme për këdo dhe për Skënderbeun e vet. Ka disa njerëz në jetë, që nuk dinë të dëgjojnë dhe ata nuk duhet kurrë të udhëheqin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *