Kryesia e PD-së vendos ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, kush janë 6 anëtarët

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike ka mbledhur sot në mbrëmje kryesinë dhe kanë vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor i cili përbëhet nga 6 anëtarë.

Ata janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Kreshnik Çollaku.

Kujtojmë se, Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha në Pallatin e Kongreseve do mbahet nesër në orën 11:00. Ai vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe u ndryshua statuti i PD-së.

Kujtojmë se nesër në të gjitha degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Tashmë PD është partia e vetme në vend me dy statute, njëri i dorëzuar nga Basha në Gjykatën e Tiranës disa ditë më parë dhe tjetri i dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *