Po punonte jashtë orarit të punës, 42-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën

Një 42-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë teksa po punonte mbi çatinë e një ndërtese në Austri. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Alkoven, rrethi i Eferdingut.

Teksa burri ishte duke punuar jashtë orarit, cep i çatisë u shemb dhe ai ra nga 10 m lartësi duke humbur menjëherë jetën.

“Në mëngjesin e datës 16.12.2021, një shtetas kosovar 42-vjeçar nga rrethi Eferding, së bashku me kolegët e punës ka kryer punime riparimi në çatinë e një salle të ndërmarrjes dhe ka ndërruar jetë pasi ka rënë”, raporton policia e Alkovenit.

/Burimi:  “Regionews.at”/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *