Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë mëngjes në qendrën e degës nr.1 të PD së në Tiranë ku janë konstatuar ndodhi të pazakonta. Bëhet me dije se në shkallë ka pasur prezencë vaji makinash, ndërsa dera ka qenë e mbyllur me silikon.
Kjo është vënë re nga përkrahësit e Berishës në degën nr. 1 në kryeqytet, të në momentin kur i janë afruar zyrave për të zhvilluar votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, kanë vënë re se te shkallët ishte hedhur vaj makinash, ndërsa dera ishte e mbyllur me silikon, për të mos i lejuar ata që të kryejnë procedurën e njoftuar një ditë më parë.
Nuk dihet ende se kush është autor i kësaj ngjarje apo nëse vartësit e Lulzim Bashës kanë gisht në këtë ndodhi.
/Priza.al/