Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë shtunë në Kolonjë. Një zjarr ka përfshirë një banesë, duke i marrë jetën një personi, viktimë ka mbetur shtetasi Shyqyri Selimi.
Shkak i zjarrit në banesën në fshatin Sanjollas dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ka qenë e gjithë familja, por pesë anëtarë janë shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht nuk është nxjerrë dot.
Ndërkohë, mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar nga tymi e flaka. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
/Priza.al/