Atentati ndaj Behar Sofisë, Gjykata e Apelit lë në burg Skënder Vathin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ndonëse ka kërkuar nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” në masë më të butë, kjo kërkesë është rrëzuar. Për asnjë çast, Vathi nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga Prokuroria. Ndërkohë tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masës së sigurisë.

Behar Sofia u vra në 25 shkurt pranë Piramidës. Biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia, ishte një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përfshirë në trafikun e heroinës. Policia zbardhi vrasjen e Sofisë, duke arrestuar autorin Ernejt Shyti, 24 vjeç, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Xhuliano Visha ka qenë ndërmjetësuesi në krim. Pikërisht ai ka kontaktuar me Shytin, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Behar Sofisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *