Do ta rinovojë kontratën ylli francez? Çfarë thotë drejtori i PSG-së për Kylian Mbappe

Nga 1 janari, Kylian Mbappe është i lirë të negociojë me çdo skuadër. Në fund të sezonit mund të largohet falas nga Parisi, gjithnjë nëse rinovon kontratën e tij aktuale. Mbappe është sfida më e madhe për drejtorin sportiv, Leonardo.

Largimi i tij falas në fund të sezonit do të ishte një goditje e fortë për klubin, për këtë arsye po bëjnë gjithçka për ta bindur:

“Çfarë të them për Mbappe? Kylian është i jashtëzakonshëm, është ndryshe, është unik. Çfarë të them tjetër, ju e dini, ai gjithashtu e di se çfarë kërkojmë”, theksoi Leonardo duke iu referuar rinovimit të kontratës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *