Ish-konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni ka zbuluar arsyen e ndarjes nga Bearti në aplikacionin e ri të ‘Përputhen’. Tea ka pranuar se një ngjarje e ndodhur në Stamboll i ka dhënë fund lidhjes me Beartin. Ajo e ka cilësuar këtë marrëdhënie si toksike, sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea ka treguar se ai e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranon se ka bërë gabim.
Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.
Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Në atë kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është folur vetëm për lidhje me Melisën.