Ndërkohë që presim Netflix të nxjerrë statistikat zyrtare, “The Independent” ka mbledhur shifrat e shpallura më parë për të zbuluar serialet më të ndjekura të vitit.
10.Lupin- sezoni i dytë
Seriali “Lupin” ka 54 milion klikime, edhe duket sikur njerëzit shijuan më shumë sezonin e parë.
9. Shadow and Bone
Forcat e errëta komplotojnë kundër hartuesit jetim Alina Starkov kur ajo lëshon një fuqi të jashtëzakonshme që mund të ndryshojë fatin e botës së saj të shkatërruar nga lufta.
“Shadow and Bone” ka arritur 55 milion klikime.
8. Sex Education
Duke tërhequr vëmendjen e çdo adoleshenti (dhe të rrituri) këtë vit, sezoni i tretë i “Sex Education” fitoi 55 milionë shikime dhe renditet në vendin e tetë në listë.
7. Fate: The Winx Saga
“Fate: The Winx Saga” është një serial dramë adoleshentësh i bazuar në serialin e animuar “Nickelodeon Winx Club”, i krijuar nga Iginio Straffi.
Seriali ka 57 milion klikime.
6. Sweet Tooth
Me 60 milionë shikime, Sweet Tooth vjen në vendin e gjashtë. Seriali i pazakontë flet për një djalë që është gjysmë njeri, gjysmë dre.
5. Sex Life
Një nënë e dy fëmijëve bën një udhëtim të ngarkuar me fantazi në kujtesën e saj që e vendos të tashmen në një rrugë përplasjeje me të kaluarën e saj të egër.
Seriali numëron 67 milion klikime.
4. Maid
Pasi ka lënë pas një marrëdhënie abuzive, një nënë e re gjen një punë duke pastruar shtëpitë ndërsa lufton për t’i siguruar fëmijës së saj një jetë të mirë dhe për t’i ndërtuar një të ardhme më të mirë.
3. La Casa De Papel
Një grup i pazakontë hajdutësh tentojnë të kryejnë grabitjen më të përsosur në historinë spanjolle – duke vjedhur 2.4 miliardë euro.
Seriali është preferuar mjaft nga të gjithë dhe numëron 69 milion klikime në total.
2. Lupin- Sezoni i parë
Sezoni i parë i serialit mister francez ka arritur plot 76 milion klikime!
1. Squid Game
Nuk është surprizuese që seriali korean mban kurorën me 142 milion klikime, duke u kthyer në titullin më të klikuar të të gjitha kohërave!
/Priza.al/