Pajtimi ose siç e njohim ndryshe DJ Pm u eliminua mbrëmë nga “Big Brother VIP”. Pas këtij eleminimi ka lindur edhe pyetja për vazhdimësinë e marrëdhënies së tij dhe Sarës.
I pyetur lidhur me këtë Pajtimi deklaroi se disa herë e ka diskutuar me Sarën këtë çështje dhe sigurisht që do të presë përmbylljen e eksperiencës së saj për t’i vazhduar gjërat aty ku kanë mbetur.
“Sigurisht që do të vazhdojmë. Ne kemi folur disa herë për këtë gjë brenda shtëpisë. Tek e fundit tani që takova edhe babanë e saj normalisht që do e pres”, tha ai.
/Priza.al/