Votimi kundër Bashës/ Mbyllet procesi në 13 qytete, nis numërimi

Përfundon procesi i votimit për referendumin kundër kryedemokratit Lulzim Basha në disa qytete të vendit. Numërimi ka nisur në Kukës, ku nga 2084 të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë. Po ashtu është mbyllur votimi në Divjakë, ku nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë.

Gjithashtu procesi i votimit është mbyllur edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku votimi pritet të jetë në pragun e mbi 50% të anëtarësisë. Përveç qyteteve të lartpërmendura, u mbyllën qendrat e votimit për referendumin e PD-së në qytete të tjera si: Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *