Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkozë. Një banesë është përfshirë nga flakët pranë shkollës “Androkli Kostollari”.
Si pasojë e zjarrit humbi jetën një 90-vjeçare. E moshuara jetonte e vetme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
/Priza.al/