‘Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm’, horoskopi për sot

Dashi

Lërini “në ajër” situatat e vjetra, të “ngecura” që tregojnë tashmë prej shumë kohësh pika të dobëta për marrëdhënien tuaj në çift. Fundja tashmë keni mësuar nga gabimet. Beqarët do ndikohen mjaft nga marsi dhe ka mundësi të kenë sukses në dashuri. Gjendja e financave do fillojë të përmirësohet.

Demi

Do të kaloni një situatë të çuditshme me partnerin/en. Hëna, edhe pse e “fshehur”, do të tregojë një rrugë të re për ju, sidomos për jetën sentimentale. Beqarët nuk do kenë një periudhë të begatë dhe sado që do lodhen nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Në planin financiar do bëni gjithçka për të ndryshuar situatën.

Binjakët

Përpiquni që të bëni të pamundurën jo vetëm sot, por edhe gjatë gjithë ditëve në vijim, për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në çift. Do të shijoni përgjithësisht një ditë relaksi. Beqarët edhe nëse nuk duan ta ndryshojnë statusin, nuk do i bëjnë dot ballë sharmit të një personi. Financat do jenë të mira.

Gaforrja

Hëna tek Akrepi do t’ju shoqërojë sot, ndërsa do të bëhet një etapë e rëndësishme edhe për marrëdhënien tuaj, së bashku me ëmbëlsinë e Venerës. Beqarëve do ju marrë jeta një kthesë tjetër. Nuk do ndiheni më vetëm. Bxheti do jetë i mirë duke ju lejuar të kryeni edhe investime.

Luani

Plantët te ju do të ndikojnë më së shumti në aspektin e dashurisë. Do të kaloni një ditë të bukur përkrah partnerit/es. Beqarët do jenë të favorizuar në dashuri dhe do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet.

Virgjëresha

Do t’ju duhet të suportoni partnerin/en për diçka sot, më pas do të jenë edhe dy faza të tjera planetare shumë impenjative për çështjet e familjes. Beqarët nuk do e kërkojnë ndryshimin e statusit, por një person tërheqës do i bëjë të mos jenë vetëm. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.

Peshorja

Shijojeni këtë ditë, që nga mbrëmja e sotme e deri të dielën në praninë e njeriut tuaj të zemrës. Do të ndriçoheni nga një dritë e veçantë për sa i përket dashurisë, karrierës, punës apo biznesit tuaj. Beqarët do kenë mundësi të realizojnë takimin e jetës së tyre. Financat kanë për të qenë të mira.

Akrepi

Nëse ka ndonjë arsye serioze për t’u grindur me partnerin/en, më mirë bëjeni shpejt përpara se t’ju kapë qetësia dhe vetmia “vrasëse”. Më pas Hëna në shenjë do të formojë një aspekt shumë të këndshëm në dashuri. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Buxhetin menaxhoheni me kujdes.

Shigjetari

Ditë e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Të gjitha momentet do ti kaloni vetëm në praninë e njeri tjetrit, ndërsa në mbrëmje do e mbyllni me një darkë romantike. Beqarët do përdorin pretekste të ndryshme për të refuzuar ftesat për takime. Në planin financiar tregoni kujdes.

Bricjapi

Nën ndikimin e Marsit jeta juaj në çift do të ketë vetëm probleme. Do të përfshiheni nga zënka dhe grindje. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë, por bëjnë mirë të mendohen për hapat që hedhin. Buxheti do jetë i kënaqshëm, mund të kryeni edhe shpenzime.

Ujori

Do ju mungojë takti i komunikimit ju që jeni në një marrëdhënie dhe lidhja me partnerin/en mund të bëhet konfliktuale. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime të statusit, por nuk do refuzojnë as ftesat për takime. Financat do përmirësohen falë një menaxhimi të mirë tuajin.

Peshqit

Mëngjes i ëmbël për të dashuruarit. Takime emocionuese, vizita që i bëjnë mirë zemrës. Por nëse nuk dëshironi të kaloni një mbrëmje të lodhshme, evitoni vendet me shumë zhurmë. Beqarët ka mundësi të dashurohen me persona që si kanë njohur më pare dhe të fillojnë lidhje afatgjatë me ta. Financat paraqiten të mira.

 

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *