Donaldi mesazh të koduar për Borën të premten gjatë live-t, injoroi totalisht Beatrix

Atëherë kur nuk e prisnim, Donaldi i nisi më në fund një mesazh Borës live nga spektakli i sotëm i Big Brother Vip. Në momentin e fundit, kur të gjithë banorët ishin duke përshëndetur të afërmit e tyre, nuk mungoi as mesazhi i koduar i Donaldit.

Donaldi u afrua me pjesën tjetër të grupit dhe tha me zë të lartë:

‘Përshëndes të gjithë ata që duan shiun’, një mesazh i koduar ky, ndoshta për Borën, prezantues dhe ish-të dashurën e tij.

Fjalë që u thanë në sytë e Beatrixës dhe banorëve të tjerë, që e panë me habi deklaratën e tij. Një fjali pa kuptim, por që ka nisur aludimet se ka shumë të vërteta brenda dhe ka shtuar pikëpyetjet.

Donaldi dhe Bora dhuruan emocione të forta në momentin që prezantuesja e Përputhen u fut në Big Brother për të takuar Semin.

Ajo zgjodhi të takonte edhe Donaldin duke e puthur në buzë këtë të fundit. Një raport që u komentua shumë dhe u mendua si një rikthim të çiftit. Donaldi më pas vendosi që të vijonte romancën e tij me Beatrix. Ai shprehu hapur pëlqimin e tij për të dhe duket se janë një çift tashmë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *