‘Omicron’ izolon Holandën deri më 14 janar, qytetarët festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në shtëpi

Holanda do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit Omicron. Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.

Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.

Holanda ka filluar një bllokim të rreptë gjatë Krishtlindjeve mes shqetësimeve për variantin e koronavirusit Omicron.

Rregullat e reja në Holandë, që hyjnë në fuqi nga kjo e dielë, u morën pas një takimi ndërmjet Qeverisë holandeze dhe ekspertëve shëndetësorë.

‘Holanda edhe një herë po mbyllet. Tani mund të dëgjoj të gjithë Holandën duke psherëtirë. Kjo është pikërisht një javë para Krishtlindjeve, një tjetër Krishtlindje që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që do të dëshironim’, tha Rutte me një fytyrë të ngrysur gjatë një konference për media.

Sipas kufizimeve të reja, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Madje në shtëpi lejohen maksimumi dy të ftuar të moshës 13 vjec e lart. Vetëm mes datave 24 dhe 26 dhjetor dhe natën e Vitit të Ri ky numër do të rritet në 4. Lejohet vetëm organizimi i funeraleve, tregjet javore që shesin ushqime dhe ndeshjet sportive profesionale pa spektatorë.

Ndërkohë të gjitha shkollat janë mbyllur të paktën deri më 9 janar.

Prej fillimit të pandemisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë ka raportuar për mbi 2.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 20,000 vdekje.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *