Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 33-vjeçari në Kukës!

Një 33-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u konstatua duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga rënë Gentian Laçi, banues në Dibër.

Mësohet se 33-vjeçari po i transportonte dy emigrantët drejt Kosovës, ndërsa si destinacion përfundimtar kishin vendet e BE-së. Ashtu siç është konstatuar edhe në raste të tjera të transportit të emigrantëve, 33-vjeçari iu kishte kërkuar atyre para për t’i kaluar nga kufiri.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ‘Ura e Drinit të Zi’, duke transportuar me automjetin tip ‘Volkswagen’, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit’, njofton policia.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *