Ai është i njohur për përplasjet verbale që ka pasur në distancë me ish-kryeministrin Berisha, në lidhje me vrasjet e bujshme të Tropojës, por as me kryetarin aktual të PD-së, Basha, nuk i ka pasur punët mirë, të paktën që pas 11 Janarit 2011.
Megjithatë, gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim për situatën politike në vend, duke pasur në qendër të komentit të tij dy protagonistë të vjetër, pikërisht Berishën dhe Bashën.
Në dy postime në Instagram, Hoxha ka zgjedhur të publikojë dy foto të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Komisioni i Rithemelimit: Në orën 11:00 shpallim rezultatin për shkarkimin e Bashës”,- ka shkruar me hironi Hoxha.
Në njërën shihet një montazh i Bashës duke konsumuar një gotë alkooli.
“Ne pritje te Jemin Gjanes per te dhene verdiktin e pjesemarrjes ne kuvend…,Do ta pi edhe nje dopjo, Do ta pi se ma ka enda, Jo se jam tip sarhoshi, Por se ti me shfaqesh brenda….”,- shkruan Hoxha krah fotos.
Ndërsa krah tjetrës ku shihet Berisha shkruan: “Vallahi dite te zeza po vijne per ju!”.
Por në fakt gazetari e ka lënë pak enigmatike atë se çfarë do të ndodhë, ose të paktën se çfarë pritet që të ndodhë sipasm tij. Mbetet vetëm të presim…
/Priza.al/