Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Angli me një bashkëatdhetaren tonë, e cila është zhdukur prej disa javësh nga banesa dhe familja.
Florjana Çapani, 19 vjeçe, banuese në zonën e “Redhill” në Surrey të Mbretërisë së Bashkuar, rezulton e zhdukur që prej datës 5 Nëntor 2021. Mediat angleze shkruajnë se, e reja nuk ka pasur kontakte me të afërmit që në momentin që është larguar nga shtëpia më 5 nëntor të këtij viti.
Për herë të fundit, ajo është parë në zonën e Redhill-it ku edhe jetonte.
(Foto: Florjana Çapani)
Në media vajza përshkruhet si e hollë, 1.67 m e gjatë me flokë kafe të errët. Në momentin që është zhdukur, mendohet se i ka pasur flokët e kapura bisht dhe ka pasur veshur një pallto të zezë.
Kushdo që e sheh ose ka ndonjë informacion tjetër, i kërkohet të raportojë online ose të telefonojë në policinë lokale.
/Priza.al/