Një eksplorues i planetit Mars, tek një aktiviste indigjene tek zbuluesi i Omicron. Revista autoritare shkencore zgjedh njerëzit e shkencës që ndikuan në progres dhe në zbulimet e reja në 2021.
Nga i pari që ka zbuluar variantin Omicron te ‘rebelët’ që la Google për të krijuar sisteme etike të Inteligjencës Artificiale, dhe studiuesi kinez që udhëhoqi zbritjen historike të roverit të parë joamerikan në Mars. Revista Nature ka përzgjedhur 10 personat që kanë bërë historinë e shkencës në këtë 2021.
Lista hapet me Winnie Byanyima e cila, ishte në krye të programit të Kombeve të Bashkuara për të luftuar HIV Aids dhe ka shprehur vazhdimisht kritika të forta ndaj institucioneve dhe kompanive duke kërkuar barazi më të madhe në shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet e varfra. Shumë përpara mbërritjes së vaksinave të para, Byanyima kishte qenë një nga zërat e paktë që paralajmëroi nevojën për të marrë vendime radikale dhe konkrete politike për të mbështetur vendet e varfra duke ndihmuar, krijimin e impianteve të prodhimit të vaksinave dhe sistemeve më të mira të shpërndarjes. Një luftë kundër pabarazive, por që deri më tani ka prodhuar shumë pak, duke pasur parasysh se vetëm 6% e popullsisë afrikane ka mbulim vaksinimi, ndërkohë që bota e pasur tashmë po merr dozën përforcuese.
Të lidhur me pandeminë Covid-19 janë shumë nga 10 studiuesit e përzgjedhur nga Nature. Midis tyre Tulio de Oliveira, drejtor i qendrës kërkimore të Afrikës së Jugut KwaZulu-Natal i cili me ekipin e tij ka zbuluar dhe paralajmëruar botën për rreziqet e variantit të ri Omicron të Sars-Cov-2. Meaghan Kall, epidemiologe e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore Britanike, e cila iu përkushtua një pune të gjatë dhe të durueshme informacioni dhe shpërndarjeje mbi pandeminë, dhe Janet Woodcock e cila udhëhoqi Agjencinë e Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) përmes një sërë vendimesh të vështira si doza përforcuese e vaksinës dhe një ilaç i ri kundër Alzheimerit.
Lista përfshin gjithashtu klimatologen Friederike Otto nga Instituti Grantham në Londër, e cila ka punuar në masat e ndikimeve njerëzore në krizën klimatike, aktivisten Victoria Tauli-Corpuz e cila ka mbrojtur të drejtat e popujve indigjenë për vite me radhë, Timnit Gebru, ish-punonjës i Google që pasi humbi punën e tij në një proces gjyqësor për diskriminim me gjigantin kalifornian, i dha jetë një instituti kërkimor për të krijuar sisteme etike të Inteligjencës Artificiale.
Për çështjen e dezinformimit, vlerësimi shkon për shkencëtarin francez i kompjuterave Guillaume Cabanac. Ndërsa në sektorin e hapësirës theksohet kontributi i Zhang Rongqiao, shefi projektues i misionit Tianwen-1 që uli në Mars të parin Rover jo amerikan, një sukses i madh, theksohet për agjencinë hapësinore kineze CNSA.
Listën e mbyll John Jumper, një nga menaxherët e kompanisë britanike DeepMind, i cili ka tronditur fushën e biologjisë duke nxjerrë publikisht kodet e AlphaFold, algoritmi i Inteligjencës Artificiale, i aftë për të parashikuar strukturat tredimensionale të proteinave me saktësi shumë të lartë.
/Burimi: Revista Nature/ Përshtati: Priza.al/