Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përfituar nga kjo fundjavë me diell që të dalë në natyrë dhe siç e ka bërë zakon tashmë, të ndajë edhe foto në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.
Kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shihet duke shijuar kohën e bukur, edhe pse temperaturat janë të ulëta.
Nga sa kuptohet, pasioni i Presidentit janë malet dhe lartësitë, pasi e tillë është edhe kjo foto, edhe pse vetë Meta, nuk e ka specifikuar vendin se ku po qëndron.
“Diell dhe Borë.”,- shkruan Meta në komentin e tij në rrjet, bashkëngjitur fotos.
/Priza.al/