Britania e Madhe drejt ‘lockdown’?/ ‘Omicron’ i fut frikën qeverive në Europë që po shtrëngojnë masat  

Jeta në përditshmërinë e saj nuk të lë të kuptosh përveç shtimit të maskave në rrugë, se Britania është në një nivel të ri infektimesh, për shkak të shtamës Omicron.

Nga qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni ndaj qeverisë, për një “lockdown” të ri për dy javë, për të ndërprerë ciklin e infektimeve.

Numri një i Shëndetësisë në vend deklaron se, qeveria do duhet të veprojë, pasi më pas do jetë shumë vonë, edhe pse kryeministri Johnson, duket se po kundërshton këshillat e specialistëve përpara Krishtlindjeve.

UK Lockdown Expected To Be Extended By Another Three Weeks - Secret London

Kjo edhe për shkak të revoltës së deputetëve të tij në parlament, ndaj masave shtrënguese, të cilat u miratuan vetëm me mbështetjen e opozitës laburiste, e cila për “Lockdown” ende nuk është shprehur se ç’qëndrim do mbante.

Rastet me “Omicron” pritet të shkojnë në dy milionë raste në ditë, në periudhën e Vitit të Ri.

Britania e Madhe drejt “lockdown”/ Omicron i “fut ethet” Europës - Top Channel

Spekulimet në media flasin se “frenat e dorës” do përdoren pas 25 Dhjetorit, kur vendimi për “lockdown” do mund të njoftohet më 26 dhjetor.

Edhe pse të dhënat për super-shtamën e “Omicronit” janë ende të paqarta. Shtimet në spitale kanë shkuar në 85 veta, ndërkohë profesori Neil Ferguson, i cili njihet tashmë pas pandemisë me llagapin, “Profesor Lockdown-i”, thotë se, shumica e të infektuarve me “Omicron” në Britani, nuk do sëmuren rëndë.

Britania në karantinë deri në fund të shkurtit, Johnson: Na presin javët më të vështira

Kjo, pasi ata janë të mbrojtur nga imuniteti qoftë i vaksinës, qoftë ai nga infektimet e mëparshme me Covid. Ministri britanik i Shëndetësisë Xhavid, tha se, 10% e popullsisë ose më shumë se 5 milionë britanikë, ende nuk janë vaksinuar dhe 9 nga 10 prej atyre që kanë nevojë për kujdes shëndetësor nëpër spitale, janë persona të pavaksinuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *