‘Mbretërit’ e sabotazhit dhe destabilizimit/ Kush është grupi i mercenarëve rusë që po ‘tremb’ Europën dhe NATO-n

Ata mund të destabilizojnë edhe shtetet më të fuqishme të globit me veprimtaritë e tyre paramilitare dhe diversive, por mund të krijojnë edhe mjaftë konflikte dhe trazira edhe në të gjithë Europën nëse do të urdhërohen.

Po flasim për Grupi “Wagner”, që është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në vende të tjera përreth. Këtë javë, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Grupit “Wagner”, për shkelje të të drejtave të njeriut në vendet ku operon.

BE ka thënë se, nuk do të trajnojë më ushtarë të qeverisë Afrikës Qendrore për shkak të lidhjeve të tyre me “Wagner”. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik, në një kohë që duket se do të luajnë një rol edhe në Mali.

Kush është grupi i mercenarëve rusë që po "tremb" Europën - Albeu.com

Pse është Grupi ‘Wagner’ në Republikën e Afrikës Qendrore?

Mercenarët janë atje për të mbështetur Presidentin Faustin-Archange Touadera, në luftën kundër rebelëve, të cilët ende kontrollojnë shumë pjesë të vendit, pavarësisht përparimeve të fundit të qeverisë.

Vendi është përfshirë nga trazirat civile që kur presidenti François Bozizé u përmbys në 2013-ën. Touadera, në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2016, kishte luftuar për të mposhtur forcat rebele, pavarësisht pranisë së trupave franceze dhe një force të OKB-së.

Kush është grupi i mercenarëve rusë që po “tremb” Europën - Abc News

Qeveria e Republikës së Afrikës Qendrore beson se, mercenarët rusë kanë pasur më shumë sukses.

“Wagner” besohet se ka filluar të punojë në këtë shtet në 2017, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një mision stërvitor rus atje dhe hoqi embargon e armëve të vendosura në 2013.

Special forces from Ivanovo show best result on second competition day  among Polar Star airborne units : Ministry of Defence of the Russian  Federation

Në tetor 2017, Presidenti Touadera udhëtoi në Rusi për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh sigurie me qeverinë ruse. Pakti përfshinte një kërkesë për mbështetje ushtarake, në këmbim të aksesit në depozitat e konsiderueshme të diamanteve, arit dhe uraniumit të Republikës së Afrikës Qendrore.

OKB-ja kishte rënë dakord vetëm për vendosjen e 175 trainerëve rusë, për ushtrinë lokale.

Kush është grupi i mercenarëve rusë që po “tremb” Evropën – Indeksonline.net

Pse BE ka vendosur të ndërmarrë veprime?

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, tha për BBC se, Brukseli ishte gjithnjë e më i alarmuar nga aktivitetet e “Grupit Wagner”. Përveç çështjeve në Republikën e Afrikës Qendrore, OKB-ja e ka akuzuar “Wagnerin” për kryerjen e krimeve të luftës në Libi.

The Wagner Group Has Its Eyes on Mali: A New Front in Russia's Irregular  Strategy - Modern War Institute

Një hetim i BBC-së zbuloi se, operativët e “Wagner”, kishin vrarë civilë dhe të burgosur në Libi dhe kishin vendosur eksplozivë.

“Statusi i tyre ligjor është i paqartë, siç janë mënyrat e tyre të funksionimit, objektivat dhe objektivat”,- tha Massrali.

Report: Kremlin Tied to Private Military, Troll Farm

Syria war: Who are Russia's shadowy Wagner mercenaries? - BBC News

Russian mercenaries leave trail of destruction in the Central African  Republic

Rights groups file landmark legal case against Russian Wagner mercenaries •  The Syrian Observatory For Human Rights

Russian mercenaries get the big-screen treatment. The reality behind the  film is as murky as the plot - CNN

/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *