FOTOT dhe Emrat/ Këta janë 6 minorenët shqiptarë të zhdukur në Angli, mes tyre edhe një vajzë 18-vjeçare  

Shumë shqiptarë kanë marrë këto vite rriskun e madh dhe aventurën e të shkuarit për të gjetur një fat më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, por jo të gjithë ja kanë dalë…

Ka shumë nga ata persona, sidomos të rinj por së fundi edhe fëmijë shqiptarë, që kanë braktisur vendin dhe familjet për shkak të kushteve të vështira ku jetojnë dhe problemeve ekonomike.

Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet zgjedhja e parë për shumë të mitur që largohen, duke paguar shpesh edhe mijëra paund në këmbim të rrugës që nuk është aspak e sigurt dhe plot me risqe.

Por edhe në rastet kur mbërrijnë në Angli, një pjesë e këtyre fëmijëve të mitur dhe adoleshentëve, humbin kontaktet me familjet e tyre, pasi shpesh bien pre e grupeve kriminale që i shfrytëzojnë për kultivim e shpërndarjen e lëndëve narkotike, apo edhe për prostitucion në rastet e femrave.

Së fundmi mediat britanike dhe “TCH” kanë publikuar emrat e disa të rinjve të zhdukur ndërsa bëhet apel për ndihmë për gjetjen e tyre.

Të zhdukurit

Policia angleze të cilës i referohet “TCH”, ka publikuar foton dhe të dhënat e një 18-vjeçareje shqiptare, e cila konsiderohet e zhdukur.

Ajo është Florjana Çapani e zhdukur prej datës 5 Nëntor 2021.

Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Redhill, Surrey. Nuk jepen të dhëna nëse Florjana jetonte vetëm në Angli apo me familjen.

Ditët e fundit policia angleze ka shpallur si të zhdukur edhe Arselon Shahun, 17 vjeç.

Policia angleze thotë së Shahu është parë për herë të fundit në muajin Nëntor në Gloucester, Gloucestershire.

Korab Zunallari 17 vjeç, është një tjetër i ri shqiptar i konsideruar si i zhdukur prej Tetorit nga Luton, Bedfordshire.

Po në muajin Tetor 2021 edhe Agim Duraku, 17-vjeç, u shpall i humbur prej policisë në zonën e West Drayton, Londër.

Ndërsa në Shtator 2021, u shpall i zhdukur 16-vjeçari Andi Aliaj, banues në Middlesbrough, North Yorkshire.

Të dhënat e gjetura tregojnë se nga Enfield në Veri të Londrës është zhdukur pa asnjë gjurmë 17-vjeçari Sufjan Kastrati.

Florjana Çapanai 18-vjeçe, e shpallur e zhdukur më 5 nëntor 2021 në zonën e Redhill Surrey

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.

Agim Duraku 17-vjeç i shpallur i zhdukur që më 28 gusht 2021 në zonën e West Drayton London

Korab Zunallari, 17-vjeç i shpallur i zhdukur që më 10 gusht 2021 në zonën Luton Bedfordshire

Arselon Shahu 17-vjeç, i shpallur i zhdukur që më 5 nëntor 2021, në zonën e Gloucester Gloucestershire

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *