Parashikimi i motit për sot/ Temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë celsius

Në vendin tonë,  ashtu sikurse në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta.

Dita sot do të nisë me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *