Ish-ministri Saimir Tahiri rinis betejën me drejtësinë, mbahet sot seanca e parë në Apelin e GJKKO-së

Sot zhvillohet seanca e pare gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela pasi çështja u kthyer nga Gjykata e Larte. Çështja do të gjykohet nga një trup gjykuese prej 3 gjyqtaresh. Çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi”.

Kujtojmë se Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale, “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Më 25 nëntor dosja ndaj ish-ministrit dhe ish-zyrtarit, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjykata e Lartë mori vendimin më 28 shtator për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Kujtojmë se në nëntor të 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, pasi në vendimin e arsyetuar të Gjykatës dhe në analizë të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, por që u konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *