I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari ka deklaruar se në planet e çiftit janë edhe fëmijët, madje shumë fëmijë. Trajneri personal 27-vjeçar është kapur duke dalë nga qendra e fitnesit në Beverly Hill, teksa është pyetur nga gazetarët se çfarë po planifikojnë të bëjnë për pushimet e Krishtlindjeve, ai dhe Britney.
‘Do të bëjmë fëmijë, shumë fëmijë’, ka thënë Asghari për TMZ, vetëm pak ditë pasi këngëtarja 40-vjeçare kishte deklaruar në Instagram se do ‘shtonte familjen’.
Sam ka treguar edhe fizikun e tij të mahnitshëm teksa ishte drejtuar për në veturën e tij, një Jeep Rubicon i zi.
Britney Spears më 12 nëntor të këtij viti është liruar me një vendim të gjykatës, nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj. Këngëtarja e shumë hiteve dhe çmimeve prestigjioze në të kaluarën, ka deklaruar se kujdestaria ia ka shkatërruar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.
/Priza.al/