Ronaldo Fenomeni bën veprimin e bukur, blen aksionet e klubit ku u rrit, bëhet pronar i Kruzerjos
Fenomeni Ronaldo vijon të jetë aktiv në botën e sportit. Braziliani ka hequr dorë prej kohësh nga të luajturit futboll, gjithsesi, angazhimi i tij mbetet jashtë fushave të blerta.
Pasi ka blerë shumicën e aksioneve të skuadrës spanjolle të Rajo Valadolid, Ronaldo ka siguruar tashmë blerjen e aksioneve të klubit ku u rrit, Kruzerjos. Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në Sao Paulo, me detajet që pritet të konfirmohen në orët e ardhshme.
Si për ironi të fatit, si Valadolid ashtu edhe Kruzeiro gjendet në divizionin e dytë të futbollit brazilian dhe ngjitja në elitë është dhe objektivi i Ronaldos. Në këtë mënyrë, skuadra braziliane e Kruzerjos bëhet ekipi i dytë në zotërimin e Ronaldos, duke rritur kështu pretendimet e Fenomenit në rolin e drejtuesit më të lartë të një klubi futbolli.
/Priza.al/