50-vjetori i krijimit të Akademisë së Sigurisë, Nano: Është rritur siguria kundër krimit dhe korrupsionit

Në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 50-vjetori të krijimit të Akademisë së Sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, është shprehur se rrugëtimi i kësaj akademie nuk ka qenë i lehtë, por në gjithë këto vite tranzicioni vetëm sa e kaliti këtë institucion dhe e bëri më të shëndetshëm.

“Ne jemi krenarë për të gjithë ata studentë, të cilët kanë dalë nga kjo akademi ndër vite, të cilët i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë vendit për ruajtjen e rendit publik dhe rritjen e sigurisë kundër krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. E nesërmja do të jetë pa diskutim më reflektuese, më e sigurtë dhe më e paqtë për të gjithë ne”, u shpreh ndër të tjera ai.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *