Një 26-vjeçare nga Gramshi ka denoncuar në Policinë e Elbasanit humbjen e motrës së saj. Sipas të motrës, ajo është larguar banesa më 19 dhjetor.
E reja me iniciale B.ZH., ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer duke krijuar shqetësim për familjarët. Pas marrjes së denoncimit, Policia ka nisur nga puna për gjetjen e të vajzës.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/