Nuk ka mbetur pa replika dhe debater edhe seance e fundit e vitit 2021 në Kuvendin e Shqipërisë.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që të pëplasen mes tyre kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Fillimisht Kryedemokrati e akuzoi qeverinë për keq menaxhimin e pandemisë dhe i cilësoi “më vdekjeprurës së Covid-i”.
Ndërsa ka ardhur dhe replika e ministres Spiropali, e cila I kërkoi të kontrollojë tonin e zërit dhe që opozita të votojë për shtyrjen e afateve të vetingut.
REPLIKAT
Lulzim Basha: Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët. Akoma më keq në qoftë se vjen nga punonjësit e sektorit si parafolësi. Tani, po iu drejtohem të gjithëve ju, kush është përgjegjës për faktin që sipas FMN-së keni numrin më të lartë të vdekjeve shtesë për shkak të COVID-it në Europë? Ju që qeverisni apo ne që ditën e parë u bëmë thirrje të merrnit masa që nuk i morët? Kush është përgjegjës që bëtë tendera sekretë duke përdorur kompetencën e dhënë Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit për të luftuar krimin? Vetëm e vetëm që të vidhnit edhe në kohën e pandemisë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë, kur sipërmarrjet u mbyllën, kur mijëra njerëz humbën vendin e punës dhe garancinë për kafshatën e gojës? Kur qindra e mijëra familje të tjera në kufijtë e ekzistencës dhe të ndihmës ekonomike nuk e morën sepse paratë vazhduan t’iu paguheshin inceneratorëve. Kujt i shisni dëngla ju? Korrupsioni juaj është arsyeja e vdekjeve nga COVID-i. Korrupsioni juaj është arsyeja e falimentimit të ekonomisë. Ju jeni aleati numër një i COVID-it, ju jeni si COVID-i, ju jeni më vdekjeprurës se COVID-i.
Elisa Spiropali: Kontrolloni gjuhën, temperatmentin, nervin se nuk jemi në foltore këtu dhe mbi të gjitha kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat.
Hijet politike apo kufomat non grata apo grata mund të vijojnë vallen e marrëzisë së tyre por s’mund të marrosin një popull e ne këtu që s’mund të ndalemi as për drejtësinë as ekonominë as punët që kem për të kryer.
Meqë keni merak të posacëm vetingun, së pari premtoni këtu që do votoni shtyrjen e afateve për vetingun, lërini përrallat me vetingje të shpikura nga ju nga halli se nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që mund t’i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin e s’dini ca bëni, ne s’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë.
Lulzim Basha: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj, as ju të tjerët. Doni vettingun, fillojeni nga vetja. Shqiptarët nuk janë budallenj. Të vjedhësh në dogana 5 milionë euro e të vish të na krekosesh këtu me veshje firmato me secilën prej të cilave mund të paguhen të ardhurat e 10 familjeve mesatare apo 100 familjeve me ndihmë ekonomike… Mos bërtit, mos bërtit se do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Ai proces do të përfundojë pavarësisht se po mundoheni ta pengoni. Do të përfundojë edhe procesi. Keni 5 vjet që e shtyni. Atje shko bërtit jo këtu. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj. 16 mijë të vdekur më shumë se sa 2 vitet e tjera. Shkaktarët jeni ju, ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë totale që edhe kur hapje frigoriferin bosh shikoje fytyrën e padronit tënd. Nuk morët asnjë masë reale sepse paketa e ndihmës të ashtuquajturës ndihmë, që ju dhatë shqiptarëve ishte më e ulët e se Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut. Prandaj jeni njësoj si Covidi, madje më vdekjeprurës se Covidi, se Covid-in e vuan e gjithë bota ndërsa një qeveri kaq shpirtzezë me ministra kaq shpirtkazmë që vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e pandemisë, vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e tërmetit këtë nuk e ka parë askush, askush në Europë, as në Ballkan që nuk shquhet për pastërtinë e qeverisjes, por është një ndër rajonet problematike për korrupsionin. Jo më kot jeni në raportin e 2021-shit si qeveria më e korruptuar e Ballkanit ndaj nuk pres dhe as kam ndërmend të pranoj leksione për tonin tim nga ikonat e qeverisë më të korruptuar të Europës. Jeni si Covidi, jeni më keq se Covidi, jeni më vdekjeprurës së Covidi.