Banorët e Moravës në qytetin e Beratit kanë dalë ditën e sotme në një protestë kundër kompensimit të tokave bujqësore. Ata shprehen se, nuk do ndalen derisa të marrin kompensim me çmimin e duhur për tokat bujqësore.
Ata bëjnë me dije se, i kanë dërguar një shkresë të dytë Ministrisë së Mbrojtjes por ende nuk u është kthyer përgjigjie. Tokat do tu merren për rikonstruksionin e fushës së aviacionit.
“Kemi investuar mundin e gjithë jetës tonë. 2 milionë e 30 mijë lekë të vjetra kompensim është tallje për ne.
Ne do protestojmë para Ministrisë, Ambasadës amerikane derisa toka të na vlerësohet me çmimin e tregut në këtë zonë. Me 2 milion dynym-in, është cmim qesharak.
Nipërit dhe mbesat e mia ku t’i çoj? Jashtë shtetit?
Moj të na marrin dhe shtëpitë, ama paratë i duam!
Kam qenë emigrant në Greqi, shkule thotë, ku të vete me 2 milionë lekë të vjetra. Për serat nuk ka asnjë dëmshpërblim.
Ngrehu na thonë, por unë nuk lëviz, jemi mbi 200 familje. Duam dhe përfaqësuesit e NATO-s të na vijnë këtu.”, u shprehën banorët.
/Burimi: Fax News/