Së fundmi janë bërë viralë disa fotografi të dy personazheve të njohur të “Për’puthen”. Është fjala për ish-konkurrentin, Atdhe Xharavina dhe Efi.
Kjo e fundit është konkurrente e këtij sezoni të reality show-t dhe është kapur “mat” me Atdheun.
Lidhur me fotot ka reaguar ish-konkurrenti përmes një postimi në “Instastory”.
“Efaaa, sa i lumtur sot”, shkruan Atdheu në postimin e tij që mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Por ende nuk dihet se çfarë ka mes tyre, shoqëri apo diçka më shumë.
Nga ana tjetër, Efe ende nuk ka bërë asnjë reagim.
/Priza.al/