Baritoni i njohur spanjoll, Carlos Marin, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi ka zhytur artin në zi. Marin ishte 53 vjeç. Ai ishte pjesë e bandës së njohur “Il Divo”.
Sipas “Daily Mail”, Marin u sëmur më 7 dhjetor. Më pas rezultoi pozitiv me Covid. Këngëtari u shtrua në një spital në Mançester të Anglisë.
Pas pak ditësh ai u vendos në koma të induktuar. Një burim tha se, ai mbahej me frymëmarrje artificiale. Një ditë më parë u konfirmua vdekja e këngëtarit të famshëm.
Agjenti i tij tha se, këngëtari ishte vaksinuar në Meksikë.
Ende nuk dihet se çfarë vaksine ka marrë baritoni. Në Meksikë përdoren edhe vaksina ruse dhe kineze.
Lajmi për vdekjen e tij, ka pikëlluar fansat dhe kolegët në mbarë botën.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/