Sot pritet që të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe kundër vjedhjes me inceneratorët.
Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve. Janë bërë gati autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave.
Në terren pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës. Protesta në fjalë pritet që të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë.
Berisha paralajmëroi presidentin Vuçiç që mos të vinte në Tiranë, pasi do të përballej me kundërshti nga shqiptarët.
/Priza.al/