Në një kohë që militantet e thirrur nga Sali Berisha janë grumbulluar në oborrin e selisë blu, kryetari i Lulzim Basha ka bërë një reagim në Twitter.
Në mesazhin e tij, Lulzim Basha ka publikuar një reagim lidhur me “Çmimin e Madh të Prozës” i cili u fitua nga shkrimtarja Flutura Açka.
“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë. Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”, shkruan Basha.
Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. pic.twitter.com/tZLIoo6JEj
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 20, 2021
/Priza.al/