Protesta përpara kryeministrisë, Berisha merr fjalën: ‘Open Balkan’ bie ndesh me interesin kombëtar!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën e thirrur prej tij përpara kryeministrisë, atakoi nismën “Open Balkan”, duke e cilësuar si një përpjekje për të shtrirë hegjemoninë serbe në rajon, duke cënuar interesat kombëtar të shqiptarëve.

“Qytetarë dhe qytetarë shqiptarë, demokrate dhe demokratë, në këtë demoKrat dhe kudo që ndodheni sot përshëndetjet më vllazërore në këtë protestë, ku ne ngrihemi fuqishëm të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare, ne jemi mbledhur kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, apo kundër treshes Vuçiç dhe vasalët e tij Rama dhe Zaev. Në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpuinimit rajonal, ne kemi qenë dhe mbetemi për një bashkëpuunim të sinqertë dhe të frutshëm rajonal në kuadër të projekteve europiane. Kjio është një protestë që shkon kundër një projekti, i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe kosovam, është shpallur si kërcënim nga kroacia. Një projekt që nuk krijon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonsië serbe në rajon. ne jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëtar. Në fillim ky projekt ka rifolmuruar hartat e Ballkanit duke fshirë Kosovën. Më vonë projekti mori emrin Balkani i Hapur për të nderuar autorin dhe propagandistin e Shoqërisë së Hapur”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *