Më pak se 1000 vetë ka mbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha në protestën e sotme të organizuar prej tij para Kryeministrisë.
Por edhe njëherë sot, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e 2 marsit të 2020 e organizuar nga Ilir Meta, ku duken me mijëra protestues në shesh, duke tentuar të tregojë se ata protestues janë mbledhur sot në protestë e thirrur prej tij. Në foton që ka hedhur, Beishës i ka shpëtuar edhe një detaj, pasi aty duket edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në krah të Fatmir Mediut.
“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur “, shkruan Berisha.
/Priza.al/