Rrezikon jetën protestuesi në Tiranë/ Bie me kurriz në tokë teksa griste flamurin serb

Protesta kundër Ballkanit të Hapur të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është shoqëruar me një incident.

Pasi një grup protestuesish dogjën njërin nga flamurët serbë të varur, një i ri nuk është mjaftuar me kaq.

Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb. Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon me kurriz në tokë.

Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *