Gjatë ditës së djeshme në programin “Big Brother Fun club” u diskutua edhe në lidhje me Einxhel.
Kujtojmë se Einxhel u prek shumë në momentin kur Dj Dagz u largua nga shtëpia, madje nisi të qante.
Të ftuarit janë pyetur nëse Einxhel mund të krijonte një lidhje dashurie me Dagz. Në këtë moment ka reaguar një miqtë e saj më të mirë, Graciano Tagani.
“Unë do them diçka, që e di që do më vras kur të dalë. Einxhel ka kohë që nuk ka një lidhje, do kohë që të lirohet. Dagzi sillet shumë mirë, është ajo që ka vendos një mur. Nëse do më kishte pyetur një javë më parë do thosha se Einxhel nuk e pëlqen Dagz, por pas atyre lotëve është ndryshe. Nëse ata nuk bëhen çift, do hyj vetë në shtëpi”, tha balerini i njohur.
/Priza.al/