Shumë persona janë mjaft të ngjashëm me njëri-tjetrin, por kur kjo ngjashmëri thyen edhe barrierat e moshës, atëherë bëhet vërtetë e veçantë.
Joleen Diaz nga Kalifornia e cila me dukjen e saj shumëkënd e bënë të mendoj se është një vajzë e re sikurse e bija e saj 21-vjeçe, është bërë sensacion në internet dhe i një sërë mediash që kanë raportuar për të.
Pavarësisht që është futur në dekadën e pestë, 44-vjeçarja duket sikur është shumë më e re, e pranoi se për vajzën e saj Meilani shumë mendojnë se është motra e saj.
Kjo nënë e “veçantë” është futur në listën e nënave më të bukura në botë. Me profesion është mësuese, e statusin e beqares e “gëzon” tash e 15 vite, që kur u divorcua nga babai i Meilanis. Pamja e saj shpesh i shkakton probleme.
“Kam disa profile në aplikacionet për njohje, por shpesh mi mbyllin. Kjo për shkak se mendojnë se po gënjej për vite apo për shkak të pamjes time”, ka pranuar ajo.
“Për mua janë fëmijë, kërkoj burrë që e di se çfarë dëshiron në jetë, shtoi Diaz. Madje pranon se shpesh del me të bijën nëpër takime me meshkuj.
“Shkojmë në bouling, kinema e plazh. Takimet e dyfishta janë të zakonshme”, mendon 44-vjeçarja.
Në Instagram e ndjekin afro 600 mijë ndjekës dhe çdo ditë publikon fotografi të ndryshme.
“Gjithmonë jam kujdesur për veten. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet, asgjë nuk i kam lënë rastësisë. Pas pamjes time fshihet mundi dhe puna e palodhshme”, përfundoi Joleen.
/Priza.al/