Të shtëna me armë në Ishull-Lezhë/ Sekuestrohen gëzhojat, një person ka qëlluar…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Ishull-Lezhës. Nga raportimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Sipas uniformave blu, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 në një rrugë dytësore në dalje të qytetit të Lezhës. Në vendngjarje, efektivët kanë gjetur disa gëzhoja të cilat i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar teksa efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e autorit.

NJOFTIMI

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër . Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *