“Urdhrin për 21 Janarin e dha Lulzim Basha”, kreu i PD i përgjigjet Arben Imamit: Një shpifësi ordiner! Han turpin me bukë

Kreu i PD Lulzim Basha komenton për herë të parë deklaratat e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Ky i fundit 5 ditë më parë u shpreh se urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar e kishte dhenë Ministri i Brendshëm, që në atë kohë ishte Basha.

Kreu i PD i quajti “mjerim i madh” këto akuza dhe tha se Imami ëhstë ndjerë i detyruar t’i bëjë ato.

“Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe proces gjyqësor për 21 janarin. Ky proces ka sjell dhe dënime. Nëse dikush ka dicka për mua për atë ngjarje, unë nuk i fshihem askujt. Unë nuk kam asgjë për të shtuar për atë ngjarje.

Ai po ashtu tha se deklaratat e tilla e bëjnë Imamin të bie në batakun e një shpifësi ordiner.

Pyetje: Ju akuzoi Arben Imami që keni vrarë 4 veta? Kush e dha urdhrin?

“Ju keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje që prej 9 shtatorit. Meqë ngriti këtë akuzë banale të hedhur në mënyrë banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale, dhe gjyqësor për 21 janarin, që ka rezultuar me dënime. Nëse çdokush ka diçka ndaj meje për këtë çështje, unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur për të thënë.

Ajo është një shpifje e ulët nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe që nuk e mendoja kurrë se do binte në batakun e një shpifësi ordiner. Nuk e di se çfarë e ka detyruar. Nëse ai zotëria e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Nëse ka diçka, unë jam i hapur. Jam personi më i akuzuar gjatë gjithë kohës që PD ka qenë në pushtet. Nuk i fshihem drejtësisë. Ky është kontrasti mes meje dhe atyre që bëhen mish për top duke shpifur”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *