Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një qyetar të cilin e ka lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve me iniciale B.SH., është 36 vjeç dhe banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/