FOTOLAJM/ Viti 1994, kur në Tiranë gjykohej ish-nomenklatura e lartë komuniste

Shqiptarët në përgjithësi harrojnë shumë shpejt dhe kanë një memorie “selektive”. Por këto foto dhe ky material që serviret sot mjeshtërisht nga studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi, flet për një precedent që edhe pse nuk funksionojë si duhet, ishte i rrallë për nga mënyra dhe koha kur ndodhi.

Pamjet dhe materiali dossier i shkruajtur më poshtë, tregon se si një grup individësh shumë të fuqishëm që drejtuan Shqipërinë për mbi 45 vite, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, deri në përmbysjen e regjimit të tyre diktatorial, shkuan përpara bankës së të akuzuarve, madje bënë edhe burg.

Me në krye ish-presidentin e fundit komunist, Ramiz Alia dhe të tjerë drejtues të lartë të ish-nomeklaturës komuniste të kohës, u morën vetëm pak vite pas rënies së regjimit dhe u gjykuan (jo për krimet por për abuzimet me postin), u akuzuan, si dhe iu vunë prangat duke hequr disa vite dënim.

Sot shumë prej politikanëve të rinj që kanë qeverisur vendin në këto 30 vite, e që e kanë përdorur dhe shpërdoruar pushtetin dhe ekonominë e vendit për interesa personale, madje edhe që konsiderohen ndër njerëzit më të pasur të Ballkanit, po qeverisin ende dhe po jetojnë me mendimin se “historia nuk përsëritet” apo se me paratë që kanë nuk u hyn “gjemb në këmbë”.

Urojmë që e njëjta gjë si me ish-byroistët e viteve 1944-1991, të ndodhë edhe tani më politikanët e këtyre 30 viteve një pjesë e të cilëve edhe sot që flasim vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për abuzime, vjedhje, mashtrime dhe lidhje me krimin.

Albania - Last Communist president on trial | AP Archive

Gjyqi kundër ish-nomeklaturës

Më 21 korrik deri 2 korrik 1994 në Gjykatën e Rrethit Tiranë u zhvillua një proces gjyqësor kundër disa ish drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste, që kishin qenë anëtarë të Byrosë Politike, ministra, prokurorët të përgjithshëm, kryetarë të Gjykatës së Lartë, zëvendësministra dhe kryetarë të degëve të punëve të brendshme.

Gjykata e Rrethit Tiranë, e drejtuar nga Andi Çeliku, me pjesëmarrjen e prokurorit Neshat Fana, me vendimin nr.505, datë 2.7.1994, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi si vijon:

1-Adil Haki Çarçani, lindur në vitin 1922 në Fushabardhë e banues në Tiranës, i izoluar në shtëpi. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 667.727 lekë. Dënimin do ta kryente me kusht.

2-Manush Hydai Myftiu, lindur në vitin 1919 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.8.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 424.464 lekë. Dënimin do ta kryente për pjesën e mbetur në izolim shtëpie.

3-Ramiz Taip Alia, lindur në vitin 1926 në Shkodër e banues në Tiranës, në arrest shtëpie më 12.9.1992, më pas i arrestuar. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 1.174.167 lekë.

4-Rita Sterjo Marko, lindur në vitin 1920 në Korçë e banues në Tiranës, i arrestuar më 4.12.1991. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 275.873 lekë.

5-Simon Muçi Stefani, lindur në vitin 1929 në Përmet e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.7.1992. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 188.869 lekë.

6-Hekuran Selman Isai, lindur në vitin 1933 në Peqin e banues në Tiranës, i arrestuar më 28.9.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 413.082 lekë.

7-Aranit Hysni Çela, lindur në vitin 1923 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.1.1993. U dënua me 7 vjet burgim.

8-Rrapi Jovan Mino, lindur në vitin 1934 në Bubullimë e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 4 vjet burgim.

9-Zylyftar Qazim Ramizi, lindur në vitin 1937 në Aranitas e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 6 vjet burgim.

10-Veiz Shemo Hadëri, lindur në vitin 1949 në Rexhinë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.12.1993. U dënua me 3 vjet burgim.

Albania - Last Communist president on trial | AP Archive

Akuzat

Të gjithë u akuzuan për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut në dëm personit”, në bazë të neneve 106 dhe 107 të Kodit Penal, në kombinim me nenin 13, me përjashtim të A. Çelës, Rr. Minos, Z. Ramizit, V. Hadërit, që u akuzuan vetëm në bazë të nenit 106/13 të Kodit Penal.

Akuzat kryesisht lidheshin për dënime pa faj, për internime, vrasje pa gjyq, sipas legjislacionit të kohës. Në vendim janë përmendur disa emra të të vrarëve në kufi, si dhe fakti i poshtërimit të kufomave.

Me vendimin nr.378, datë 17.9.1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë, u kualifikuan disa vepra penale, duke ndryshuar kohën e vuajtjes së disa të dënuarve.

Albania - Last Communist president on trial | AP Archive

EKSLUZIVE/ “S'kam gjykuar të kërkoj falje, por…”- Rrëfimi i Rrapi Minos:  Unë, Kryeprokurori që u dënova me vdekje për krime kundër njerëzimit

1994/Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

/Materiali arkivor dhe Foto nga Kastriot Dervishi/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *