Thyhet gota në Ballkanin e Hapur, nuk mungon batuta e Ramës: Syri i keq e ka të pamundur të marrë veten

Në takimin e sotëm të Ballkanit të Hapur në Tiranë, është thyer në gotë teksa kryeministri Edi Rama po kalonte fjalën te komisioneri për zgjerimin e Jashtëm Oliver Varhelyi i lidhur me Skype, eksa në tryezën e diskutimit në Tiranë ishin kryeministrat Edi Rama e Zoran Zaev, dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.

“U thye një gotë, në traditën tonë  syri i keq sapo mori një goditje, e pamundur që të marri veten, kështuqë është lajm i mirë për Ballkani e Hapur”, tha Rama teksa shihet që bën mimika.

Ndërsa vijoi më tej se “Më duhet t’ia kaloj fjalën një miku të madh.

“I them mik i madh se ka bërë gjithçka që BE të ishte e pranishme, duke ndihmuar njerëzit tanë me vaksinat. PO kështu, ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimet e korridoreve dhe zonave të gjelbra. Oliver, jeni miku më i mirë i neve në Bruksel”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *