Kur kanë kaluar rreth 2 ditë nga nga vrasja e Bardhok Pllanajt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur sot në Shkodër. Veliu ndodhet prej më shume se 30 minutash në ambientet e policisë së Shkodrës, në një takim me zyrtarë të policisë së Shkodrës dhe grupin hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së 4 prillit. Mësohet se Veliu ka dhënë urdhër të qartë që kjo ngjarje e cila ka tronditur vendin, duhet të zbardhet dhe kërkon kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat.
Në çfarë faze janë hetimet?
Nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës, ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është vjedhur 1 vit më parë në Tiranë. Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metra larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.
Në brendësi të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri automatike model 56; 4 krehër dhe 18 gëzhoja, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 80 gëzhoja.
Armët e zjarrit ishin me numër serial të rregullt, dhe po analizohen për të parë nëse rezultojnë të regjistruar më herët apo janë përdorur në ngjarje kriminale. Ndërsa në automjetin “Range Rover”, me targë AA531ZY, të viktimës Bardhok Pllanaj, policia sekuestroi 2 aparate celulare, të cilat do të zbërthehen për të parë komunikimet e fundit të viktimës, pasi nuk përjashtohet mundësia që ta kenë nxjerrë në pritë.
132 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua Bardhok Pllanaj, ndërsa automjetin e tij e kanë goditur 40 plumba, 18 prej të cilëve përfunduan në trupin e 46-vjeçarit, mes të cilëve një në kokë dhe dy në zemër që ishin fatalë.
Kush ishte Bardhok Pllanaj?
Bardhok Pllanaj ishte një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë.
I njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërisht biznesmeni Bardhok Pllanaj.