Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, në orën 11:00 është anuluar.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua pak kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e kanalit vaditës në Lushnjë.

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.

/Priza.al/