Në javën e fundit të shkollës, fëmijët me zor presin pushimet dimërore

Kjo javë do të jetë e fundit për mësimin në institucionet arsimore për vitin 2021, pasi nxënësit dhe mësuesit marrin pushimet dimërore në datë 24 dhjetor dhe i përfundojnë ato në 4 janar.

Ata shprehen se mezi presin të mbarojnë shkollën dhe të largohen me familjet e tyre në vende me dëborë.

Nxënës: Mezi e kam pritur se do largohem jashtë Tiranë në një vend me borë me familjen. Do kënaqemi se do marrim dhuratat. Është një ndjesi e bukur!

Mirëpo jo të gjithë fëmijët kënaqen që po afrohen pushimet. 12 ditë larg shkollës për ta gjatë ndërrimit të viteve ju duken pushime të gjata.

Nxënës: Dua të vij në shkollë. Jo s’më pëlqejnë pushimet…

Teksa prindërit vlerësojnë përmirësimin e mësimdhënies në kohën e koronavirusit nga viti në vit, theksojnë se ndryshime ka pasur edhe në mënyrën e të festuar. Disa familje nuk kanë planifikuar pushime jashtë shtëpisë së tyre.

Nxënës: Jemi në merak prej covidit. Do të qëndrojmë në shtëpi!

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *